Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 18-të sot me tre sfida të luftuara. Në orën 13:45 do të zhvillohen dy ndeshje.
Në stadiumin e qytetit të Laçit, do të luhet ndeshja Laçi-Partizani. Skuadra kurbinase kërkon fitoren duke parë ndalesën e Kukësit, por edhe për të qenë anti-Tirana në duelin tashmë për titull. “Demat” synojnë suksesin për të rikuperuar terren me pikët dhe për të qenë ende në garë për Kupat e Europës.
Në po të njëjtin orar, në stadiumin “Arena Egnatia” do të zhvillohet takimi Egnatia-Dinamo. Të dyja ekipet kërkojnë me çdo ksuht tre pikët ku janë të “dënuara” për fitore duke parë renditjen e tyre në klasifikim.
Këtë javë e mbyll sfida Skënderbeu-Teuta, e cila do të zhvillohet në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Të dyja skuadrat janë në pozicione jo të favorshme në tabelën e renditjes teksa dhe për ta objektivi është vetëm suksesi teksa nuk i lejohen hapat fals.