Ditën e sotme do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së katërt në Kategorinë Superiore. Në fushë sot do të zbresin pretendentët teksa premtohet dhe spektakli.
Në orën 13:45, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet takimi Tirana-Laçi. Një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për të besuar tek kthesa, pasi kryeqytetasit nuk fitojnë që nga sfida e parë e kampionatit ndaj Skënderbeut dhe më pas ka marrë dy barazime.
Ndërsa skuadra kurbinase ende nuk e ka shijuar suksesin e parë për këtë sezon ku ka marrë një humbje dhe dy barazime.
Ndërsa në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet Kukësi-Teuta në një sfidë ku do të jetë tepër e luftuar.
Skuadra verilindore renditet e para në klasifikim ku e ka nisur më së miri këtë kampionat ku ka marrë dy fitore dhe një barazim, ndërsa Teuta ka marrë një fitore dhe dy barazime.