Kategoria Superiore ka mbyllur ditën e sotme javën e 7-të duke prodhuar disa rezultate surprizë. Tirana mori fitoren e parë 0-1 ndaj Laçit me Nevil Dede në stol, ndërsa Kukësi mori fitoren e 4-të radhazi në kampionat duke mposhtur pastër 0-3 Bylisin në transfertë.

Kryesuesit e Superligës, Vllaznia vazhdon marshim dhe sot likuidoi Kastriotin 0-3, ndërsa Partizani dhe Teuta e mbyllën në paqe 0-0.

Fitoren e parë në kampionat e mori edhe Apolonia duke mposhtur minimalisht 1-0 Skënderbeun në shtëpi. Superliga do të rikthehet ditën e diel dhe të gjithë ndeshjet do të luhen në një ditë.

Në orën 13:45 do të luhet sfidat, Tirana-Apolonia dhe Bylis-Kastrioti. Në orën 16:45 do të luhen 3 sfidat e tjera, Teuta-Laçi, Vllaznia-Partizani dhe Kukësi-Skënderbeu.

Superliga – Java 8 – Të diel, 13/12/2020

13:45

Tirana – Apolonia

Bylis – Kastrioti

16:45

Teuta – Laçi

Vllaznia – Partizani

Kukësi – Skënderbeu