Sot me fillim nga ora 17:00 do të luhen 5 sfidat e javës së 34 të Kategorisë Superiore.

Supersfida e kësaj jave nga ku të gjithë sytë e publikut do të jenë tek dueli, Teuta-Partizani e cila do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, nga ku mund të vendoset edhe një pjesë e fatit për fitimin e titullit kampion.

Takimi tjetër do të jetë Laçi-Tirana e cila do të jetë një ndeshje e luftuar për vetë objektivat e klubit për pjesëmarrje në Kupat e Europës.

Vllaznia do të përballet ndaj Kastriotit në stadiumin “Loro Boriçi”, të cilat kanë objektiva relativisht të kundërta, ku shkodranët synojnë fitoren për vazhdimësinë, Europën dhe titullin ndërsa krutanët kërkojnë të dalin nga rezultatet e njëpasnjëshme negative për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë të klasifikimit.

Dueli tjetër është Kukësi-Bylis e cila do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, dy skuadra ku kërkojnë suksesin, verilindorët për vazhdimësinë ndërsa ballshiotët për të dalë nga zona e fundit e renditjes.

Sfida tjetër është Skënderbeu-Apolonia, ku fierakët janë matematikisht të rënë në Kategorinë e Parë, ndërsa korçarët synojnë këtë vazhdimësi të rezultateve pozitive për tu ngjitur sa më lart në klasifikim.