Pas tre futbollisteve te rinj qe u testuan pak dite me pare tek Torino, drejtuesit e shoqates “Djelmnia shkodrane” u kane krijuar mundesine edhe kater futbollisteve te tjere shkodrane qe te testohen ne nje ekip te rriturisht te kategorive te uleta ne Itali.
“Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se behet fjale per Ervis Currin e datelindjes 2003, Aldo Niken dhe Klaudio Narkajn e datelindjeve 2004 dhe Ledion Vitajn e datelindjes 2005. Te shoqeruar nga trajneri Fatmir Marku ata jane nisur sot drejt Italise dhe nga neser do te nisin testimet ne nje klub te ketij vendi.
Behet fjale per nje ekip te Siçilise, ne Catania qe merr pjese ne Seria D. Emri i tij do te mesohet ne ditet ne vijim por ata shpresojne shume qe keto lojtare te tregojne vlerat e tyre me te mira dhe te bindin drejtuesit e ketij ekipi per te firmosur me ta, çka do te ishte pastaj nje trampoline e mire per karrieren e tyre te metejshme.
Nje prove e tille eshte mundesuar nga presidenti i “Djelmnia shkodrane’ Benardin Kulla fale njohjeve dhe lidhjeve qe ka me klubet italiane, kroate dhe ato portugeze dhe si rrjedhoje te tilla testime do te kete gjithnje per futbollistet me te talentuar te kesaj shoqate.
Tre prej futbollisteve te mesiperm qe jane nisur sot drejt vendit fqinj, ne sezonin e fundit kane luajtur me ekipin e te rriturve te Ades duke treguar vlera ndonese kane qene te rinj ne moshe, nderkohe qe Vitaj ka mbajtur shiritin e kapitenit te “Djelmnia shkodrane” U17.
Keto futbolliste konsiderohen me te ardhme dhe tashme do te kene nje mundesi te arte qe gjate kesaj prove disaditore te Italise te tregojne sa vlejne dhe te sigurojne ndoshta mundesine e pare per nje karriere te suksesshme edhe ne kete vend.
Gjergj KOLA