Herepashere ka patur edhe ankesa per mosgrumbullimin e lojtareve te Akademise Vllaznia ne ekipet kombetare te moshave por kete here duket se gjerat kane ndryshuar.

Ka qene vete klubi shkodran qe permes faqes se tij zyrtare ka bere te ditur se ditet e fundit jane grumbulluar kater lojtare me kombetaret respektive, pikerisht futbolliste te datelindjeve 2005 dhe 2006.

“Katër futbollistë të Akademisë Vllaznia janë thirrur ditët e fundit në ekipet kombëtare të moshave në grumbullimet e zhvilluara prej tyre. Bëhet fjalë konkretisht për futbollistin e datëlindjes 2006 Egert Selmani si dhe ato të datëlindjeve 2005, Tomas Kiri, Ersin Zaganjori dhe Kledi Kulli.

Kuptohet që grumbullimi i këtyre lojtarëve në ekipet kombëtare është meritë në rradhë të parë e vetë talentit që ato posedojnë por edhe punës së mirë që bëhet me to në Akademinë tonë.

KF Vllaznia iu uron karrierë sa më të suksesshme dhe shpresojmë që në të ardhmen, të kemi edhe më shumë futbollistë të grumbulluar në ekipet tona kombëtare”- shkruhet ne faqen e klubit shkodran.