Ne fundin e javes se ardhshme, ne Baku te Azerbajxhanit do te nise “Festivali Olimpik Rinor Europian”, aktivitet ne te cilin do te marrin pjese sportiste te rinj nga mbare Europa.

Ne mes tyre do te jene edhe disa sportiste te spikatur nga vendi yne te cilet do te konkurrojne ne disa disiplina te ndryshme. Por kuptohet qe ne evenimente te tilla nuk mund te mungojne edhe sportistet shkodrane.

Ne “Baku 2019” ne garat qe do te zhvillohen ne datat 21-27 korrik 2019, do te marre pjese nje nga atletet me te talentuar te vendit, Heldi Valikaj i cili do te konkurroje ne garen e kercimit trehapesh.

Po ashtu, pjesmarres do te jete edhe mundesi Sidrit Bajrakurtaj i cili konsiderohet nje nga elementet me me perspektive te keitij sporti ne vendin tone.

Edhe çiklizmi shkodran nuk mund te mungonte ne “Baku 2019” me perfaqesuesin e tij Matel Balaj, nje 14 vjeçar qe po spikat kete vit me paraqitjet e tij ne te gjitha garat kombetare ku ka marre pjese.

Por e veçanta e pjesmarrjes se sivjetme eshte ajo e tenistes shkodrane Juna Dani. Ndonese eshte nje sport i ri, ai vazhdon te kete progres çdo dite e me shume dhe Juna eshte nje tenistet me me perspektive dhe prandaj eshte zgjedhur per te shkuar ne kete Festival.
www.shkodrasport.com