Në prag të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Partizanit, është i mirënjohuri Bujar Qamili ai që inkurajon djemtë shkodranë për ndeshjen që nis pas pak. Mes të tjerave ai i kujton edhe një “borxh” Partizanit, pikërisht atë sezon kur Vllaznia ra një kategori më poshtë.

“Sot është një emocion i madh dhe Shkodra është zgjuar me diell dhe dëshirë të zjarrtë. Dëshira është e zjarrtë për të fituar ndeshjen ndaj Partizanit. Stadiumi sot duket i vogël dhe prezenca është masive.

Kërkoj që sjellja të jetë korrekte për të mos dëmtuar ekipin. Partizani është ekipi i madh por i ka një borxh Shkodrës dhe shpresoj që sot të na e lajë”, shtoi ai ndër të tjera.