“Belgjika ka mbyllur sezonin? Unë nuk mendoj se është lëvizja e duhur. Solidariteti nuk është rrugë me një drejtim. Ju nuk mund të kërkoni ndihmë dhe të vendosni vetë se çfarë është më e mira për ju. Dhe duhet të them që belgët dhe kushdo tjetër që konsideron të bëjë të njëjtën gjë rrezikon të mos marrë pjesë në Kupat e EUropës.”
Pas këtyre fjalëve të ashpra të presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, vjen përgjigja e Ligës së Futbollit Belg (Jupiler Pro League), e cila ka sqaruar se nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas, por megjithatë ka provuar të dialogojë me UEFA.
“Si KBVB (Federata) dhe Jupiler Pro League janë mbështetës të fortë të solidaritetit europian të futbollit. Është pikërisht ky solidaritet që ka shtyrë përfaqësuesit tanë të mbështesin vendimin për të pezulluar përgjithmonë kampionatin për arsye shëndetësore dhe ekonomike.
Ne e morëm këtë vendim duke respektuar kontekstin specifik, i garantuar për secilën Ligë Ndërkombëtare ”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Pro League, vendimi i së cilës, për mbylljen e kampionatit, do të ratifikohet më 15 prill (duke përjashtuar ndonjë ndryshim të mundshëm të vendimit).
Sipas “Gazzetta dello Sport”, ka patur një bisedë telefonike midis Ceferinit dhe numrit 1 të Federatës së Futbollit Belg, Mehdi Bayat, për të diskutuar vendimin e Ligës. Ka qenë një “diskutim konstruktiv”, me qëllim “përpjekjen për të arritur një zgjidhje së bashku “.
Belgjika, që duket e vendosur për ta ratifikuar mbylljen e sezonint më 15 prill, do të diskutojë mbi mundësinë e zhvillimit të finales së Kupës së Belgjikës me Brugge dhe Antwerp si dhe finales së play-off-it ndërmjet Leuven dhe Beerschot Wilrij, që do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në elitë sezonin e ardhshëm.