Është shuar gjithçka rreth temës së mbylljes së shpejtë të privatizimit të klubit të Vllaznisë. Komisioni i Prokurimit Publik i ka dhënë të drejtë “Colosseo Construction” pas ankesës së dërguar nga këta të fundit.
Prokurimi Publik ka kërkuar pezullimin e procedurës së ankandit dhe mos kryerjen e asnjë veprimi nga autoriteti kontraktor deri në shqyrtimin e ankesës dhe marrjen e vendimit përfundimtar.
Bashkia Shkodër i cili është dhe pala shitëse e këtij subjekti, duhet të dërgojë menjëherë pranë Komisionit të Prokurimit Publik informacion të hollësishem mbi procedurën e mësiperme të ankandit dhe fazën në të cilën ndodhet kjo procedurë.
Njekohesisht edhe dokumentat e ankandit të shoqëruara me procesverbalin e hartimit dhe argumentimit te kerkesave për kualifikim dhe specifikimeve teknike; gjithashtu të jepen argumentimet përkatese mbi pretendimet e kandidatit blerës “Colosseo Construction “shpk” si dhe informacion i hollësishem vërtetuar me dokumentacion për dorëzimin e ankesës pranë autoritetit shitës dhe trajtimin e saj.