Partizani dhe Elbasani u përballën sonte në kuadër të javës së 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 2-2. Pas këtij dueli folur edhe trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja.
“Gjendja e Sembene? Është e stabilizuar, falë Zotit nuk ka ndonjë gjë. Do të bëhen kontrollet speciale nga doktori, çdo gjë është nën kontroll. Partizani ka këtë ego dhe shpirt për të fituar ndaj çdo kundërshtari. Edhe rasti i Partizanit kishte ndikim psikologjik. Disa lojtarë kanë qenë edhe në rastin e Dëamenas dhe ishte “shok” për ta. Iku Sembene, futëm Mehmetin, që nuk është qendërmbrojtës. Kemi dominuar ndeshjen. Edhe pse jep maksimumin, kjo ndodh. Mund të vrisnim ndeshjen, por në 2 goditje standarde kemi pësuar 2 gola.
E dinim për goditjet standarde, por nuk ishim mirë në centimetra, duke ditur gjendjen jo të mirë të Mehmetit për ta nisur nga fillimi, kishim lojtarë shtatshkurtër. Kështu ndodhi. Asnjë rast tjetër përveç golave dhe penalltisë nga ana e Elbasanit. T’i japim meritë Elbasanit, por çunat treguan që luftojnë dhe japin maksimumin. E dinim rrezikun e goditjeve standarde, është e vështirë diferenca në centimetra.
Të fusje 2 lojtarë mes linjave, do bëjë konfuze mbrojtjen e Elbasanit kur ishe 2-1? Nuk besoj që Elbasani ishte konfuz. Ne e vumë në vështirësi. Futëm mes linjave gjithë pjesën sulmuese. Futem edhe një tjetër që të kishim lojtarë të shpejtë. Kërkuam thellësinë, zbritëm një nga uingerat. Duke ditur që Elbasani ka tranzicion pozitiv të rrezikshëm, ne e dominuam ndeshjen. Kam diçka për arbitrimin, por do ia lë specialistëve. Të kenë të njëjtin standard, si faulli i Bytyçit në anësore, edhe te Lila ishte e njëjta gjë. Edhe ne kemi të njëjtat objektiva si Elbasani. Munduam në të gjitha mënyrat të dilnim para porte”, tha Kërnaja.


