Ish- futbollisti dhe ish- administratori i Vllaznise Kujtim Shaba mendon se stafi dhe skuadra duhen mbeshtetur per ta kaluar kete moment jo te mire qe ajo po kalon dhe nuk duhet kurrsesi te sulmohet e te krijohen probleme te paqena.

Ai ka qene i ftuar mbremjen e sotme ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa ku ka vleresuar menyren si eshte ndertuar sivjet skuadra dhe punen qe po ben stafi teknik.

Ne studio ka qene i ftuar edhe njeri prej drejtuesve te Vllaznise, Blendi Dibra dhe i ngacmuar se cila eshte gjeja qe duhet te korigjojne ne punen e tyre pjestaret e klubit, Shaba eshte pergjigjur:

“Ua kam thene qe vjet drejtuesve te Vllaznise: Te lene fa.cebookun e te perqendrohen tek puna. Te shohin fushen e stervitjes, te pergatiten e te shohin ndeshjen e rradhes. Me nje fitore ndaj Egnatias shume gjera do te ndryshojne ne ecuri dhe mbi te gjitha do te rritet besimi ne vete”.