HomeKRYESOREKëta janë futbollistët shqiptarë që luajtën sot

Këta janë futbollistët shqiptarë që luajtën sot

Futbolli është në një kolaps, për shkak të përhapjes së Koronavirusit, ku shumë kampionate janë pezulluar.

Megjithatë në Turqi futbolli vazhdon të luhet rregullisht, ndonëse pa tifozë.

Pikërisht për këtë arsye edhe dy lojtarët e Kombëtares, Gentian Selmani dhe Sokol Cikalleshi, që luajnë në kampionatin turk, kanë zbritur në fushë ditën e sotme.

Portieri kuqezi luajti titullar me Memensporin, në barazimin 2-2 ndaj Istanbulspor, teksa me Menemensporin ka luajtur titullar sot edhe mbrojtësi shqiptar David Domgjoni.

Ndërkohë Cikalleshi është titullar me Akhisarsporin, në ndeshjen që po luhet me Erzurum BB.

Një tjetër lojtar shqiptar që ka zbritur sot në fushë, është edhe Elis Bakaj, i cili është aktivizuar me Brest në Bjellarusi sot, ndaj Isloç Minsk në Kupë, ku ekipi i sulmuesit shqiptar u kualifikua falë penalltive.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments