Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj ekipit T- Kamza, ekipi i KF Shkodra ka pësuar një humbje në shifra të thella në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit, atë ndaj ekipit Tirana B, të luajtur pasditen e djeshme në fushën sportive “Skënder Halili” të kryeqytetit.

Bardheblutë e drejtuar nga Gentian Muça e kanë dominuar në të gjitha drejtimet këtë përballje dhe si rrjedhojë nuk e kanë vënë asnjëherë në diskutim fitoren ndaj shkodranëve të drejtuar nga Denis Zmijani, duke fituar në shifrat e thella 7-0.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me tre gola avantazh në favor të Tirana B, ku autorë kanë qenë Gjumsi (2) dhe Mehmeti. Ndërkohë në pjesën e dytë bardheblutë shënuan edhe katër gola të tjerë duke kompletuar kësisoj fitoren me shtatë gola.

Në këtë 45 minutësh Tola ka shënuar dy gola, ndërsa nga një herë kanë tundur rrjetën Mehmeti dhe Tahiraj dhe në këtë mënyrë gjithçka është mbyllur me këtë rezultat të thellë në favor të ekipit vendas.

Nga ana tjetër KF Shiroka në këtë ndeshje kuptoi që do të jetë e vështirë për të patur pretendime dhe kuptohet që synimet e saj do të jenë modeste në kampionat.(www.shkodrasport.com)