Mbrojtësi i Juventusit Xhorxho Kielini ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Vienë për shkak të këputjes së ligamentit. Kapiteni i bardhezinjve ishte i pafat teksa në një seancë stërvitore të disa ditëve më parë u dëmtua, duke marrë lajmin e keq se bëhej fjalë për ligamentin.

Futbollisti i cili tashmë është 35-vjeçar nuk do ta ketë aspak të lehtë të rikthejë formën e mëparshme, ndërsa është përcaktuar se i nevojiten gjashtë muaj për të nisur sërish aksionin.

Megjithatë, Kielini nuk është dorëzuar teksa objektivi i tij është të kthehet i gatshëm për ‘Zonjën e Vjetër’ në muajt vendimtarë të Ligës së Kampionëve (mars e më pas), ndërsa synim është edhe pjesëmarrja në kampionatin europian me Italinë në vitin 2020./vipsport/