Federiko Kieza, për arsye të ndryshme, kryesisht prej COVID dhe grumbullimit me kombëtaren, nuk ishte prezantuar ende si futbollist i Juventusit edhe pse tashmë ka zhvilluar tre ndeshjet e para si bardhezi. Në konferencën e sotme, talenti italian theksoi se interesimin e Juventus e mësoi vetëm në ditët e fundit të merkatos dhe shprehet se nga të vjetrit e skuadrës mëson shumë, madje edhe pa folur fare pasi mjaftojnë veprat.
“Kam marrë vesh për interesimin e Juventusit në ditët e fundit të merkatos. Jam vërtet i lumtur të zbres në fushë me këtë fanellë prestigjioze dhe falenderoj Juventus që më transferoi. Tani duhet të përqëndrohem te fusha dhe të mendoj për kampionatin dhe kupat”.
Investim i madh nga ana e Juventusit për ju- “Po, është e vërtetë dhe kam shumë përgjegjësi, por unë mendoj vetëm të luaj dhe të vihem në dispozicion të trajnerit. Jam i lumtur që jam këtu, është gjithçka e re dhe kam akoma për të mësuar”.
Kush është pozicioni në fushë, e akoma nuk jeni stërvitur me Ronaldon? “Mund të luaj në krahun e djathtë, e po ashtu edhe në të majtë. Me Ronaldon nuk kam pasur akoma kënaqësinë të përshëndetemi dhe stërvitemi, por do të jetë një kënaqësi sapo ai të kthehet nga karantina”.
Këshilla nga veteranët? “Janë lojtarë që kanë lënë një gjurmë të rëndësishme në futboll. Mjafton të shkëmbehesh me ta në dhomat e zhveshjes dhe ke mësuar diçka. E bëjnë jo vetëm me fjalë, por me vepra. Shpresoj që edhe unë në një të nesërme të lej një gjurmë, por rruga është e gjatë dhe ka shumë për të mësuar”, u shpreh Kieza. /VipSport/