Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, e ka cilësuar si jo të mjaftueshme sfidën e sotme që zhvilloi skuadra e tij përballë Egnatias teksa pa rrogozhinasit që kaluan më tej në finalen e titullit.
“Ne nuk shënuam por starti ishte shumë i keq. ne humbëm për 5-6 minuta një lojtar dhe fillimi nuk mund të ishte më i keq. Por duhej të mbronim më mirë të gjithë bashkë. Në pjesën e dytë të pjesës së parë, ishte periudha jonë më e mirë. Në këtë pjesë deshëm të shënonim. Në pjesën e dytë ne ndryshuam diçka, u përpoqëm të kishim lojtarë të freskët në fushë që të shënonin se na duhej. Por në fund të ditës 0-0 nuk ishte e mjaftueshme.
Fillimisht duhet të përgëzojmë Egnatian, e harrova këtë, e meritojnë të jenë në finale. Sipas meje sot, në zonën e fundit ne nuk kishim fuqi depërtimi. Por përsëri kishim 3-4 raste për të shënuar. Por kur nuk gjen portën, atëherë në këto ndeshje 1-2 aksione e vendosin dhe kjo është për të ardhur keq.
Pasojë nga pushimi me Skënderbeun? Pas ndeshjes, nuk dua të gjej justifikime. Skuadra ishte e përgatitur mirë sot dhe ju e dini gjithashtu në futbollin profesionist të nivelit të lartë. çdo gjë duhet të shkojë mirë. Sot patëm shumë probleme, në të parën e në të dytën. U munduam të menaxhonim këtë dhe për fat të keq nuk dolëm që të luanim siç deshëm.
Nga një anë, duhet të shohim veten tonë dhe nëse do të luash, duhet të luajmë shumë mirë, dhe sot nuk ishte mjaftueshëm. Mund të bëjmë padyshim më shumë, por përsëri të gjithë duhet të mos kemi dëmtime. Krymi e Gruda u dëmtuan, dy lojtarë nuk luajtën 90 minuta dhe të tjerët u munduan të kompensojnë por si punon në futboll, kur nuk shënon nuk fitohet.
Kush fiton kampionatin? Për mua tani nuk ka rëndësi. Për mua, më besoni, unë jam i fokusuar vetëm te skuadra jonë dhe më besoni se nuk kam asnjë ide. Jam paksa bosh në mendjen time dhe më vjen keq për këtë”, tha Brdariç pas ndeshjes për “MCN”.