Trajneri i Interit, Kristian Kivu foli para ndeshjes së kthimit kundër Bodo/Glimt në Ligën e Kampioneve.
Një gazetar norvegjez e pyeti se sa “e turpshme” do të ishte të dilte nga gara kundër një ekipi të vogël nga një qytet me 50,000 banorë dhe trajneri rumun iu përgjigj direkt.
“Oh, e thua këtë dhe qesh? Urime… Nuk ka asgjë të turpshme në futboll. Ne duhet t’i respektojmë kundërshtarët tanë, meqenëse ju nuk na respektoni duke thënë se do të ishte një turp. Ne, nga ana tjetër, e respektojmë dhe e përgëzojmë Bodon, i cili fitoi ku ne dështuam”, tha ai.


