Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKjetil Knutsen sfidon Interin, trajneri i Bodo/Glimt: City nuk u ankua për...

Kjetil Knutsen sfidon Interin, trajneri i Bodo/Glimt: City nuk u ankua për fushën, as ne s’jemi mësuar me këtë stadium

Trajneri i Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen, ka ndezur sfidën me Interin në prag të ndeshjes së kthimit të play-off-it në Champions League, duke iu përgjigjur ankesave të zikaltërve për fushën sintetike të takimit të parë, të fituar 3-1 në shtëpi nga norvegjezët.

Tekniku 57-vjeçar theksoi se skuadra e tij është e fokusuar vetëm te loja dhe jo te justifikimet.

“Manchester City nuk e përmendi fare fushën, as ne nuk jemi mësuar me ‘San Siron’, por po mendojmë për gjëra të tjera. Duhet të përqendrohemi te ajo që mund të kontrollojmë”, deklaroi ai.

Bodo/Glimt do të zbresë në mitikun ‘San Siro’ me avantazhin e dy golave dhe me ëndrrën për një kualifikim historik. Knutsen e cilësoi sfidën si një ‘dhuratë’ për ekipin e tij, duke shtuar se ata që fokusohen te i ftohti apo faktorë të tjerë nuk tregohen të zgjuar.

Knutsen foli edhe për identitetin e skuadrës së tij, duke zbuluar frymëzimin nga Liverpool i epokës së Jurgen Klopp.

“Kemi një vizion të fortë dhe intensiv për futbollin, si Liverpooli i Klopp. Ka lojtarë që duan të vijnë te ne. Nuk jemi një qytet i madh, por këtu mund të mësosh të luash futboll. Nuk duhet vetëm të mbrohemi apo ankohemi. Duhet të luajmë sikur rezultati të ishte 0-0, me gjithë ekipin që ndihmon në mbrojtje dhe në sulm”, tha Knutsen.

Sot në orën 21:00 në ‘Meazza’ luhet sfida Inter – Bodo/Glimt, me miqtë që kanë fituar 3-1 ndeshjen e parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments