Tekniku i Lazios, Simone Inzagi, konfirmon pas fitores së 9-të radhazi në kampionat ditën e sotme se objektivi primar i skuadrës bardhekaltër është kualifikimi për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.

Pas triumfit të vështirë kundër Breshias 1-2 falë dopjetës së Çiro Imobiles, Inzaghi nuk i fsheh më objektivat e skuadrës kryeqytetase italiane, duke shtuar se fitorja e titullit kampion kërkon një luftë shumë të vështirë dhe ekipi duhet të ketë në kokë pjesëmarrjen në kompeticionin më të fuqishëm të klubeve europiane.

Skuadra besoi deri në fund te fitorja. E dinim që ishte e vështirë, sepse luanim përballë një rivali që është përgatitur për një kohë të gjatë të pushimeve të fundvitit.

Titulli kampion? Qëllimi ynë primar është të përmirësohemi gradualisht. Është e qartë se pas fitoreve të fundit dhe dy trofeve në 6 muajt e fundit ne presim më shumë, por ekipi e di shumë mirë se titulli kampion është tepër i vështirë për t’u arritur. Duam të kualifikohemi për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve”, shprehet Inzagi.