Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE‘Klasikja’ përballë Tiranës, Vllaznia me një ‘armë’ plus në kryeqytet

‘Klasikja’ përballë Tiranës, Vllaznia me një ‘armë’ plus në kryeqytet

Superliga rikthehet në këtë fundjavë dhe dueli më ineteresant i javës së 16-të të kampionatit është ai mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Klasikja e Shqipërisë e hap vitin 2022 dhe kjo nuk ka ku shkon më bukur. Dy ekipet më të vjetra të vendit dhe që kanë shkruar me germa të arta historinë e futbollit tonë.

Patjetër edhe kësaj rradhe sfida ka një vlerë të veçantë. Kjo pasi përballë do jenë dy skuadra që pretendojnë titullin kampion. Pavarësisht se Tirana është disi e shkëputur ndaj shkodranëve me 8 pikë, ka ende edhe një gjysmë kampionati për t’u luajtur dhe gjithçka mund të ndodhë me fatet e sezonit deri në përfundim të tij.

Duke parë rëndësinë e kësaj sfide sidomos për kuqeblutë e Vllaznisë, tifozët shkodranë si gjithmonë po organizohen për transfertën kryeqytetase. Që në fillim të kësaj jave, mbështetësit kuqeblu kanë filluar përgatitjet për sfidën e fundjavës që do zhvillohet në “Air Albania”.

Tifozët janë ata që nuk i kanë munguar kurrë Vllaznisë në asnjë lloj stadiumi apo qyteti. Edhe kësaj rradhe ata do jenë “arma” plus për ekipin e drejtuar nga Brdariç. Kjo për ti krijuar skuadrës mbështetjen dhe atmosferën e duhur para një transferte kaq të fortë.

Patjetër që përballja me Tiranën është ajo më e ndjera për publikun shkodran dhe të shtunën përveç duelit në fushë, pritet një duel edhe në tribuna.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments