HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Klasikja' Vllaznia- Tirana, dy përballjet e mbetura do të luhen në Shkodër

‘Klasikja’ Vllaznia- Tirana, dy përballjet e mbetura do të luhen në Shkodër

Pas fitores me Kukësin në shtëpi, Vllaznia do të ketë përpara një ndeshje të vështirë si ajo me Tiranën, takim ky që do të luhet në Shkodër ditën e diel në orën 16:00.

Diferenca mes dy ekipeve është gjashtë pikë, ndërkohë që edhe ndeshja e fazës së katërt mes tyre do të luhet sërish në “Loro Boriçi” pasi dy takimet e para janë luajtur në Tiranë.

Kur në kalendar, ndeshja e fazës së dytë ishte përcaktuar për t’u luajtur në Shkodër, stadiumi “Loro Boriçi” nuk ishte gati për shkak se do të mbillej bari i ri i fushës.

Kështu, për të mos shkuar në stadium tjetër, Vllaznia i bën kërkesë klubit të Tiranës për të luajtur atë takim në kryeqytet dhe më pas, dy ndeshjet e mbetura mes tyre, të luhen në Shkodër dhe me këtë pjesë Tirana ra dakord.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments