Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLMOSHATKlaudia Broci, 11 vjeçarja shkodrane që spikat duke luajtur futboll me djemtë

Klaudia Broci, 11 vjeçarja shkodrane që spikat duke luajtur futboll me djemtë

Kampionatet e moshave në futboll kanë përfunduar pak ditë më parë dhe specialitët e Zyrës Rajonale të Shkodrës kanë përcaktuar edhe sportistët më të mirë sipas grupmoshave.

Ajo që ka rënë në sy në ceremoninë e zhvilluar, ka qenë edhe një diplomë e dhënë edhe një vajzë futbolliste.

Bëhet fjalë për Klaudia Brocin, e cila është evidentuar si një lojtare shumë e talentuar ndonëse ka luajtur në të njëjtin kampionat me djemtë.

11 vjeçarja ka spikatur me paraqitjet e saj në ndeshjet e zhvilluara (deri në moshën 13 vjeçare djemtë dhe vajzat lejohen të luajnë sëbashku në një ekip) duke qenë pjesë e ekipit Shpresa.

Trajneri Ardit Mani e ka pikasur këtë vajzë në një nga shkollat e qytetit dhe nga mënyra si ajo luante, ka rënë menjëherë në sy.

Për këtë arsye, e ka angazhuar tek ekipi i futbollit Shpresa dhe ajo është vërtetë një shpresë për futbollin e femrave në Shkodër.

Një lojtare që me shumë siguri do të ketë një të ardhme shumë të mirë në këtë sport.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments