Klaus Gjasula është në negociata me Eintacht Frankfurt. Mesfushori i Kombëtares ka bërë një sezon të mirë me Hamburger në Bundesligën 2, teksa mediet në Gjermani bëjnë me dije se lojtari mund të jetë pjesë e Frankfurt nga sezoni i ardhshëm.

Gjithçka nisi me një postim në Instagram, teksa mediet nisën “thashethemet” për 31 vjeçarin.

Ish-kapiteni i Paderborn në Bundesligë është titullar me ekipin e Hamburger, teksa mbajnë vendin e tretë në Bundesligën 2, duke qenë pretendentët kryesor për rikthimin në elitë.

Tanimë mbetet në dorën e Gladiatorit që të vendosë të ardhmen, me Frankfurt që ndodhet në vendin e katërt në Bundesligë dhe ka mundësinë të luajë në ligën evropiane, gjë që mund të jetë një shtysë më shumë për Gjasulën që të ndërrojë fanellë nga sezoni që vjen./newsport/