Pas fitores ne mesjave ndaj Kamzes, Vllaznia e basketbollit te femrave eshte mundur sot nga Tirana ne ndeshjen e rradhes per kampionat. Ne perfundim te ndeshjes se luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” vajzat bardheblu kane fituar me rezultatin 78-71.
Ndeshja eshte shoqeruar me rivalitet. Ndonese ne rradhet e Vllaznise ka munguar serbia Daboviç, serish lojtaret e tjera jane munduar te japin me te miren e tyre.
Ne pjesen e pare ne fakt ka shume gabime nga ana e tyre dhe 20 minutat e para te ndeshjes do te mbylleshin me shifrat 25-35 ku ne rradhet e ekipit te Tiranes ka spikatur basketbollistja shkodrane Klea Verri qe ka qene protagonistja kryesore me piket e shumta qe ka shenuar.
Nderkohe ne pjesen e dyte Vllaznia tjetersohet dhe jo vetem arrin ta ngushtoje rezultatin por edhe te tentoje fitoren. Por ne momentet me te mira te ndeshjes, do te vinte nje vendim i pajustifikuar i arbitrave te ndeshjes per kapitenen e Vllaznise Ingrid Dashja duke i dhene asaj teknik perjashtimi.
Pa te ne fushe dhe me ndonje gabim te verejtur ne fund, Tirana arrin ta ruaje avantazhin dhe ne fund ajo fiton 78-71 nderkohe qe Vllaznia pajtohet me humbjen por duke menduar tashme per sfiden e rradhes.
www.shkodrasport.com