Që Lacio tashmë është kthyer në një “strehë” për shqiptarët, tashmë ky nuk është lajm. Klubi i kryeqytetit italian ka mbushur rradhët e tij me futbollistë të vendit tonë, duke filluar nga ekipi i parë dhe për të vijuar me të gjithë ekipet e Akademisë.
I rradhës që bashkohet me klubin e “shqiponjës” është futbollisti Kledi Marinaj. 14 vjeçari me origjinë nga Kastrati i Malësisë së Madhe prej pak muajsh është bërë pjesë e Akademisë së Lacios.
Nuk ka ku shkon me bukur. Numri i shqiptareve qe luajne me Akademite e njohur ne vendin fqinj rritet çdo dite e me shume. Por per Kledin ka edhe nje fakt tjeter interesant: Ai eshte kusheri i pare me Gabriel Ramajn, per te cilin kemi shkruar pak dite me pare dhe qe po luan me sukses tek Akademia e Parmes.
Për Kledi Marinajn kanë shkruar ditët e fundit edhe mediat pranë klubit lacial, nisur edhe nga ftesa që Marinaj ka marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të marrë pjesë në “stage”-in që ajo do të zhvillojë pas pak ditësh në Itali me futbollistët e datëlindjeve 2004 dhe 2005.
“Kledi Marinaj, është folur për të këtë verë kur mbërriti tek Lacio, atëherë kur mesfushori i datëlindjes 2006 ka folur me paraqitet e mira dhe me golat. Shqiponja e re është pjesë e skuadrës bardhekaltër U14 e udhëhequr nga Simone Gorini.
Fillimi i sezonit ka qenë shumë pozitiv për mesfushorin i cili në 7 ndeshjet e kampionatit rajonal dhe 4 ndeshjet e kampionatit kombëtar, ka shënuar gjithsej 6 gola, të fundit të dielën që shkoi në ndeshjen e madhe kundër Vigor Perconti. Skuadra fluturon, është e para në renditje dhe pamposhtur në të dy kampionatet, por shqiponja e re që i është bashkuar së fundi, po fluturon gjithashtu.
Kledi Marinaj mund të përkufizohet si fillimi i një përralle të shkëlqyeshme. Djali 14 vjeçar u zbulua nga skauti i bardhekaltërve në malet e Rietit. Lojtari u zgjodh gjatë verës nga ekipi Casali Poggio Nativo. Me të, sezonin e kaluar ai shënoi 29 gla në 22 ndeshje por duke luajtur ndaj kundërshtarëve me dy vite më të mëdhenj në moshë.
Marinaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga sytë e vëmendshëm të klubeve të ndryshme italiane, por ai ka përfaqësuar projektin e Lacios të firmosur nga Mauro Bianchessi, duke e preferuar atë në garën me Parmën, Sassuolon dhe madje edhe të Romës.
Kledi Marinaj lidhet kësisoj me ekipin e parë të kryeqytetit duke kaluar nga një futboll i luajtur “mes miqsh”, në një ekip profesionist. Aventura e tij me shqiponjën në gjoks fillon në mënyrën më të mirë, ai fiton besimin e teknikut, futet thuajse gjithmonë në 11-shen e parë dhe justifikon besimin e Shefit të Sektorit të të rinjve.
Tani, një tjetër kënaqësi për të, këtë herë në nivelin personal. Kledi Marinaj i është përgjigjur thirrjes së një shqiponje tjetër, më saktë asaj të kombëtares shqiptare. Mesfushori bardhekaltër është thirrur për një “stage” të futbollistëve të datëlindjeve 2004 dhe 2005, e ky është një burim krenarie për lojtarin e Lacios që ka lindur në 2006.
Këtë herë një shqiponjë fluturon më lart se kushdo tjetër, prapë do të dëgjojmë për Kledi Marinaj, nga ana tjetër… përralla e tij është vetëm në fillim”- shkruhet në piccoleaquile1900.altervista.org.
© shkodrasport.com