Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKlop del kundër krijimit të Super Ligës Europiane: Unë dhe lojtarët nuk...

Klop del kundër krijimit të Super Ligës Europiane: Unë dhe lojtarët nuk jemi pyetur…

Jyrgen Klop është trajneri i parë i 12 skuadrave pjesëmarrëse deri tani në Super Ligën e Europës, që ka dalë kundër këtij vendimi të klubeve prestigjioze europiane. Tekniku gjerman foli para ndeshjes me Lidsin, duke u shprehur:

“Unë dhe lojtarët nuk jemi pyetur për këtë gjë. Mendimi im nuk ka ndryshuar dhe unë personalisht jam kundër kësaj Lige.

Unë dua që gjithmonë të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve dhe më pëlqen fakti që për shembull Uest Hemi ka gjasa të luajë në Champions League.

Duhet ta rikujtojmë që tifozët dhe lojtarët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit dhe nuk duhet të lejojmë që kjo të ndryshojë. E kuptoj frustrimin e tifozëve në lidhje me këtë gjë dhe nuk e kuptoj vendimin e 12 klubeve, por duket se është për të fituar më shumë para.” – u shpreh trajneri i Liverpulit para ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments