HomeKRYESOREKlop: Unë trajner i kombëtares gjermane? Do të ishte nder i madh,...

Klop: Unë trajner i kombëtares gjermane? Do të ishte nder i madh, por nuk mund të largohem nga Liverpuli

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop ka deklaruar se do të ishte një nder i madh për të që të bëhej trajner i skuadrës gjermane të futbollit, por se për shkak të besnikërisë së tij nuk do t’i lërë të kuqtë dhe se kjo mundësi është larg realizimit.

“Puna e trajnerit të kombëtares do të ishte një nder i madh dhe nuk ka asnjë dilemë. Por problemi i vetëm që më pengon është besnikëria ime.

Nuk mund të largohem nga Liverpul dhe të bëhem trajner i kombëtares gjermane. Nuk bëhet kështu dhe prandaj nuk ka asnjë mundësi që të ndodhë”, deklaroi Klop.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments