Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKlopp hap polemikë: ‘Topin e Artë’ nuk e meritonte Messi, duhet ta...

Klopp hap polemikë: ‘Topin e Artë’ nuk e meritonte Messi, duhet ta fitonte Van Dijk

Lionel Messi fitoi “Topin e Artë” për herë të gjashtë në karrierë, por kanë qenë të shumtë zërat që mendonin se për vitin 2019 nuk duhej të fitonte ai.

Një ndër ta është edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, që ka një mendim ndryshe nga shumica e gazetarëve të botës, që votojnë për të zgjedhur më të mirin.

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për Lionel Messin, por ‘Topi i Artë’ këtë sezon duhej të shkonte për një lojtar të Liverpoolit.

E kam thënë gjithmonë që Messi është futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë të luajë, por referuar sezonit të fundit, Van Dijk ka qenë fantastik dhe ‘Topin e Artë’ e meritonte ta fitonte ai”, deklaroi Klopp.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments