Liverpool do të përpiqet ta kthejë Jurgen Klopp në një “Alex Ferguson” për The Reds, sepse ka ndërmend t’i ofrojë kontratë të re, me 10 milionë sterlina në sezon, pas triumfit në Champions League dhe kthimit të Liverpoolit në majën e Europës.

Thuajse 1 milion tifozë vërshuan në rrugët e Liverpulit të dielën, me skuadrën e drejutar nga Klopp që bëri paradën e trofeut, pas triumfit 2-0 ndaj Tottenhamit në finalen e luajtur në Madrid.

https://twitter.com/LFC/status/1135449060054327296?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Fcdn.embedly.com%2Fwidgets%2Fcard.html%23sid%3D0e7d0163336447deb6d10ecd9a18e038

Klopp ka edhe 3 vite në kontratë, me 7 milionë sterlina në sezon, por pronarët e Liverpool e kanë të qartë që është një shifër e ulët, duke parë tregun, ndaj do t’i ofrojnë kontratë të redhe pagë më të lartë.

Presidenti Tom Werner tha: “Kur lojtarët po e hidhnin Klopp në ajër pas fitores, ata po tregonin atë që gjithë tifozët tanë e dinë – Klopp është i adhuruar nga gjithë ata që dinë ta çmojnë futbollin. Jurgen është një trajner i shkëlqyer.

“Përveç kësaj, ai është një njeri i përulur dhe që kujdeset për marrëdhëniet njerëzore, sepse e di sa e rëndësishme është kjo për tifozët tanë”./telesport/