Jurgen Klopp ka treguar për herë të parë arsyet pse nuk pranoi të merrte drejtimin e Manchester United pas largimit të Sir Alex Ferguson. Në një intervistë të fundit, trajneri gjerman rrëfeu se projektet e ofruara nga klubi anglez nuk përputheshin me filozofinë e tij të punës.

“Më thanë në takim: ‘Do t’i marrim të gjithë lojtarët që dëshiron… do ta sjellim këtë, edhe këtë, edhe atë’. Dhe unë rrija e mendoja… kjo nuk është mënyra ime për të ndërtuar një ekip,” – tregoi Klopp.

Ai shtoi se planet e drejtuesve për rikthimin e disa ish-lojtarëve nuk i pëlqyen aspak.

“Nuk doja të sillja përsëri Paul Pogba-në! Këto gjëra nuk funksionojnë! Nuk doja të sillja përsëri Cristiano Ronaldon; kjo nuk do të ndihmonte! Ideja e tyre ishte të grumbullonin lojtarët më të mirë, por pa folur asnjëherë për futbollin në vetvete.”

Sipas Kloppit, vendimi për të refuzuar United-in u bë edhe më i lehtë kur Liverpooli i ofroi një projekt “të pastër futbolli”.

“Më pas erdhi një projekt i vërtetë futbolli: Liverpool FC,” – përfundoi ai.

Në të njëjtën intervistë, trajneri i Liverpoolit foli edhe për Florian Wirtz, blerjen e verës te Liverpool-it nga Bayer Leverkusen. Edhe pse mesfushori gjerman ende nuk ka asnjë gol apo asist në 10 ndeshjet e para në Premier League, Klopp e mbrojti fuqishëm lojtarin.

“Do t’i hani fjalët tuaja nëse flisni keq për Florian Wirtz. Ai është një talent i jashtëzakonshëm,” – theksoi Klopp.

Wirtz po përpiqet të përshtatet me ritmin e lartë të kampionatit anglez, por trajneri gjerman beson se është vetëm çështje kohe që ai të shpërthejë me fanellën e Liverpoolit.