Dy vjet më parë klubet e Premierligës vendosën që t’i japin fund afatit kalimtar të transferimeve një ditë para fillimit të sezonit të ri.
Premierliga, është liga e vetme e madhe në botë, që përfundon afatin kalimtar në fillim të gushtit.
Kjo ide u mbështet nga shumë klube, dhe ata tani kanë kuptuar se kanë bërë një gabim të madh.
Ekipet e Premierligës kanë caktuar një takim për javën e ardhshme, ku do të diskutojnë që të rikthehet rregulli i vjetër për afatin kalimtar.
Këto skuadra janë duke kërkuar që të zgjatet afati kalimtar si në ligat tjera të Evropës, deri në fillim të shatorit.
Nga ky rregull, e ka pësuar jo pak Manchester United, që nuk ka mundur të sjellë zëvendësues për të larguarit Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez.