Everton, Wolves dhe Newcastle thuhet të jenë interesuar për shërbimet e sulmuesit të Liverpool, Divock Origi.

Sulmuesi belg nuk ka arritur të gjejë një klub tjetër gjatë verës dhe për momentin ka ngecur në Anfield.

Ai nuk është grumbulluar asnjëherë me skuadrën e Liverpool këtë sezon, ndërsa sezonin e kaluar luajti i huazuar te Wolfsburg.

Liverpool është në dijeni të interesit të klubeve, por deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete.

Të Kuqtë ishin gati ta linin të largohej lojtarin gjatë verës, por vetëm në formën e blerjes përfundimtare.

Ai ka refuzuar transferim te Wolves, teksa Borussia Dortmund ishte interesuar vetëm në një huazim.

Everton dhe Newcastle kanë pasur probleme me sulmuesit këtë sezon, dhe do të mundohen gjatë merkatos së janarit të përforcojnë repartin më problematik./telesport/