Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKlubet në luftë me kohën, sot në orën 24:00 mbyllet merkato për...

Klubet në luftë me kohën, sot në orën 24:00 mbyllet merkato për Superioren dhe të Parën

Klubet shqiptare do të kenë mundësi të federojnë lojtarë deri në orën 24:00 të mbrëmjes së sotme.

Afati i merkatos së verës u shty disa ditë, pasi fillimisht data 31 gusht, ora 24:00, ishte parashikuar për mbylljen e sistemit të transferimeve, me klubet që duhet të depozitonin në FSHF kontratat e lojtarëve të rinj në këtë limit.

Tashmë gjithçka është “online” dhe klubet kanë akses direkt në sistemin e FIFA-s (TMS).

Duke qenë se kampionati nis më 10 shtator dhe këtë sezon do të aplikohet sistemi VAR, institucioni i futbollit shqiptar i kërkoi FIFA-s lejimin e federimeve deri më 5 shtator ora 24:00.

Disa prej klubeve kryesore në vend janë ende në pritje të afrimeve, por tashmë janë realisht në luftë me kohën për federimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments