Problemet financiare janë të dukshme edhe në futbollin anglez. Fitimet për klubet e mëdha në futboll sa shkojnë e rriten, por nuk mungojnë problemet ekonomike për klubet më të vogla.

Shembulli konkret është Bolton Wanderers që kaloi një sezon të tmerrshëm në aspektin financiar në Championship dhe u rrëzua në League One, që është niveli i tretë i futbollit anglez.

Jo vetëm kaq, por Boltoni do e nisë kampionatin e ri me -12 pikë. Një dënim i rëndë, ndërsa klubi ka zgjedhur të kalojë nën administrim derisa të gjenden pronarët e rinj të tij.

Borxhi shkon në 1 milion funte, ndërsa presidenti Anderson deklaroi javën e kaluar se kalimi i klubit në duart e administratorëve ishte zgjidhja e fundit që i kishte mbetur.

Kujtojmë se para pak vitesh Boltoni luante në Premier Ligë dhe fanellën e këtij klubi e kanë bartur disa futbollistë të mëdhenj.