Roda Kerkrade është një ekip i njohur në Holandë. Vitet e fundit kanë qenë të vështira dhe verdhezinjtë kanë rënë në divizionin e dytë.

Objektivi është rikthimi në elitë, teksa drejtuesit kanë marrë një nismë të veçantë.

Roda ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me fabrikë birre lokale për të prodhuar birrën personale të klubit.

“Birra e Rodës do të ketë një përmbajtje alkooli prej 7%, kështu që do të jetë një birrë e fortë, njësoj siç janë lojtarët tanë në fushën e blertë“, lexohet në komunikatën e klubit tulipan. /abcnews/