Pas lajmit se trajneri Stavri Nica nuk është më pjesë e Laçit, ka reaguar klubi kurbinas, nëpërmjet drejtorit Naim Halili, i cili sqaron për “Panorama Sport”, se tekniku 66-vjeçar nuk është larguar, por ka pasur probleme shëndetësore dhe rezulton i infektuar me COVID-19, së bashku me 2 futbollistë të tjerë.
“Trajneri Stavri Nica nuk është largua. Ai ka pasur probleme shëndetësore dhe rezulton i infektuar me COVID-19.
Bashkë me të kanë munguar edhe 2 lojtarë, emrat e të cilëve do t’i bëjmë të ditur pas konfirmimeve të fundit”, deklaroi Naim Halili për gazetën.
Pavaresisht ketij reagimi dhe sqarimi, duket qarte se situata tek skuadra kurbinase nuk eshte e qete, megjithate Laçi nuk eshte nga ato klube ku çdo problem behet mediatik dhe keshtu do te ndodhe edhe kete here.