Klubit anglez, Sheffield United do t’i hiqen dy pikë në fillim të sezonit të ardhshëm, ka njoftuar Liga Angleze e Futbollit (EFL). Sheffield United u ndëshkua duke i hequr pikët për mospagimin e borxheve ndaj klubeve të tjera.
Klubit nga stadiumi “Bramall Lane” i janë hequr me kusht edhe dy pikë të tjera, të cilat do të aktivizohen nëse nuk i shlyejnë borxhet.
Sheffield United është kandidati më i madh për rënie nga Premier Liga, pasi aktualisht ndodhet në fund të tabelës me 16 pikë, gjashtë më pak se zona e sigurisë. Për këtë me shumë gjasa që sezonin e ardhshëm të luajë në kampionat.
Klubi njoftoi se nuk do të apelonte gjobën dhe ra dakord të paguante kostot e EFL prej afër 350 mijë euro. Mospagesat në lidhje me pesë transferime të ndryshme lojtarësh dhe vonesa në mënyrë kumulative kaluan 600 ditë. /Telegrafi/