Etrit Berisha është ende në kërkim të një skuadre për sezonin e ri. Kapitulli te Torino është mbyllur me kohë, duke analizuar edhe situatën me trajnerin Ivan Juriç, ku portieri ka pasur mosmarrëveshje dhe për këtë përfundoi i përjashtuar nga ekipi dhe e mbylli sezonin vetëm me ndeshjet e Kombëtares.
Sipas mediave italiane, për portierin shqiptar ka dalë në skenë së fundmi Frozinone, që sapo u ngjit në Serinë A. Ky klub ka prioritet 34- vjeçarin, i cili ka një eksperiencë të gjatë.
Portali “Tuttofrosinone” shkruan se Berisha i disponon të gjithë elementët e nevojshëm për t’u bërë pjesë e ekipit. Për momentin, pengesa e vetme dhe kryesore është rroga e Berishës.
Te Torino ai merr rreth 1 milion euro neto në vit, një shumë kjo që Frozinone nuk mund ta mbulojë. Kjo është arsyeja që ky klub po shikon edhe alternativa të tjera, nëse nuk gjen akordin me shqiptarin