Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKlubi spanjoll nuk ka ndër mend të paguajë 8 milionë euro për...

Klubi spanjoll nuk ka ndër mend të paguajë 8 milionë euro për të, Marash Kumbulla drejt rikthimit në Itali

Marash Kumbulla po luan këtë sezon i huazuar, nga Roma te Mallorca në LaLiga. Ky është huazimi i dytë në kampionatin spanjoll, pasi sezonin e shkuar luajti me fanellën e Espanyol.

Këta të fundit refuzuan ta blinin dhe sipas mediave spanjolle, të njëjtën gjë po mendon edhe Mallorca. Klubi i LaLiga-s ka të drejtën e blerjes për 8 milionë euro, shumë e cila duket e tepërt.

Lojtari me origjinë nga Shkodra- Kumbulla, mund të kthehet te Roma madje që në janar, edhe pse gjasat e mëdha janë që kjo të ndodhë në verë. Megjithatë, pritet të shihet nëse 25-vjeçari shqiptar do të ndryshojë ambient gjatë dimrit.  

Kujtojmë se këtë sezon, Kumbulla ka marrë pjesë në 7 ndeshje me Mallorcan, me një total prej 396 minutash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments