Ndryshimi i statusit nga nje klub me 100 per qind te aksioneve te Bashkia Shkoder tek nje biznesmen, ka bere qe edhe struktura e Klubit te Futbollit Vllaznia te filloje te marre forme tjeter.
Presidenti Xhaferi po tenton t’i jape ketij klubi shkelqimin e duhur ne çdo drejtim dhe per kete arsye tashme ai po funksionon me mire ne çdo hallke te tij. Por pritet te permiresohet edhe me shume ne vazhdim.
Pikerisht per kete arsye, pasditen e sotme klubi shkodran ka shperndare njoftimin qe kerkon nje specialist marketingu me kohe te plote. Ja çfare shkruhet ne kete njoftim:
“Mundësi punësimi pranë KF Vllaznia
Klubi i Futbollit Vllaznia në kuadër të riorganizimit dhe promovimit të aktiviteteve dhe produkteve sportive kërkon të punësojë menaxher marketingu qe do të mbulojë kryesisht këto detyra:
1) Promovimi i aktiviteteve dhe produkteve të klubit në terren si dhe nëpërmjet mediave sociale online
2) Mbajtja e kontakteve me partnerë dhe sponsora të klubit duke shkëmbyer informacion
3) Krijimin e fushatave të marketingut sipas aktiviteteve apo produkteve të caktuara
Pozicioni i punës do të jetë me kohë të plotë si dhe Klubi do të ofrojë kushte shumë të mira pune dhe pagesë të kënaqshme
Të gjithë kandidatet duhet të dëshmojnë:
a) të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të jenë të motivuar dhe të aftë të punojn në grup
b) të njohin shumë mirë gjuhen angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh)
c) të dijn të përdorin kompjuterin , programet online dhe mediat sociale
d) të kenë diplome universitare (preferohen degët marketing, gazetari)
Janë të lutur të gjithe kandidatët e interesuar të dërgojnë brenda dates 15 Korrik 2022, në adresën info@vllaznia.al dokumentat si mëposhtë:
1) Kerkesë me shkrim ku të përshkruhen eksperienca të mëparshme dhe motivimi për të punuar në pozicionin e propozuar
2) CV personale
3) Diplome e shkolles se lartë
4) Deshmi të njohjes se gjuhës huaj
5) Dëshmi të njohjes se programeve të kompjuterit ose referenca të punëdhënësve të mëparshëm
6) Deshmi nga trainime dhe eksperienc të mëparshme
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë!