Drejtues të klubit Vllaznia sonte pas ndeshjes janë ndjerë shumë të shqetësuar në lidhje me gjykimin e ndeshjes së luajtur në Pogradec. Pa u ndalur ndoshta shumë tek 11-metërshi I dyshimtë akorduar në pjesën e parë, ata mendojnë se ndeshja nuk ka përfunduar 2-1 por në barazim 2-2. Administratori I klubit Kujtim Shaba pikërisht në lidhje me këtë gjë, ka thënë shkurt: “Vllaznia nuk e ka humbur këtë ndeshje. Ajo ka marrë një pikë sepse ndeshja u mbyll 2-2. Se ku e çuan atë pikë gjyqtarët e ndeshjes, ta gjejnë vetë ata sepse anullimi I golit tonë të dytë ka qenë shumë qesharak. Megjithatë, më konkretisht për të thënë se çfarë masash do marrë klubi Vllaznia për të reaguar ndaj këtij gjykimi, do ju njoftojmë nesër”. Shkodranët ndihen “të vjedhur” nga gjyqtarët dhe këtë besoj se thonë edhe të gjithë ata që e kanë ndjekur ndeshjen nga ekrani I televizionit por në fakt rezultati I ndeshjes nuk kthehet më.

www.shkodrasport.com