Prej dy ditesh ne rrjetet sociale por edhe ne opinionin sportiv shkodran ka qarkulluar lajmi se stadiumet shqiptare do te hapen ne menyre te pjesshme per ndeshjet e javes se fundit te kampionatit.
Si rrjedhoje, nje numer i madh tifozesh shkodrane kane nisur menjehere interesimin per te qene te pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi”, por kjo duket e pamundur.
Pikerisht per kete arsye, mbremjen e sotme vete klubi Vllaznia permes nje sqarimi ne faqen e tij zyrtare ua ka bere te qarte tifozeve te vet se stadiumet jane ende te mbyllura.
SQARIM
KF Vllaznia ju bën të ditur të gjithë tifozëve të saj se pavarësisht zërave që kanë qarkulluar ditët e fundit, stadiumet shqiptare vazhdojnë të jenë të mbyllura si rrjedhojë e rregullave të vendosura nga institucionet shtetërore për shkak të situatës së krijuar nga covid-19.
Për këtë arsye, edhe në ndeshjen e nesërme, atë ndaj Laçit që është e fundit e këtij kampionati, prania e tifozëve në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” është sërish e pamundur.
Mbetemi me shpresë që të paktën në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut, të kemi një numër tifozësh në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.
Forca Vllaznia!