Klubi i Futbollit Vllaznia ka uruar për zgjedhjen si president i FSHF Armand Dukën dhe si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni Armando Cungu. Të dy ata janë propozuar nga klubi shkodran dhe prandaj nuk kanë munguar edhe urimet. Ja çfarë shkruhet në postimin e bërë nga kuqeblutë:
“Urime të përzemërta për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit për Armand Duka – një vlerësim i qartë për punën, përkushtimin dhe vizionin në drejtimin e futbollit shqiptar ndër vite.
Po ashtu, urime për zgjedhjen si anëtar i Komitetit Ekzekutiv për shkodranin tonë Armando Cungu – një figurë me eksperiencë dhe kontribut të çmuar në futbollin tonë.
Suksese në këtë mandat të ri! Me unitet, profesionalizëm dhe vizion, futbolli shqiptar do të vazhdojë të rritet dhe të forcohet edhe më shumë”.


