Kohë pushimi për futbollin megjithatë për Ndriçim Shtubinën dita e sotme do të jetë e veçantë sepse bashkë me familjen e tij do të festojë 33 vjetorin e lindjes.
Mesfushori- sulmues i Vllaznisë në fakt nuk do të ketë mundësi ta festojë këtë përvjetor edhe me shokët e ekipit për shkak të vetëkarantimit të të gjithëve.
Mmegjithatë kanë qenë këta të fundit që ia kanë kujtuar se “redbullat ua ka borxh” sapo të rinisë stërvitja” sepse kjo është tradita e zakonshme në këtë ekip që futbollisti i cili ka ditëlindjen, duhet të qerasë të gjithë skuadrën me pijen e njohur energjike.
Nga ana tjetër, edhe Klubi i Futbollit Vllaznia e ka uruar futbollistin e saj për ditëlindjen. Të gjithë janë në pritje të përmirësimit të situatës dhe kthimit të jetës në normalitet, megjithatë Shtubina sot e ka festë dhe padiskutim që do të mundohet ta kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
www.shkodrasport.com