Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë sot sfidën e parafundit kualifikuese për Kupën e Botës në grupin I. Kuqezinjtë e Edy Rejas kanë një transfertë të vështirë, teksa luajnë në 20:45 me Anglinë.

Në Wembley, shqiponjat gjejnë një nga skuadrat më të forta në Europë, me matematikën që lejon tanët të shpresojnë për vendin e dytë.

Bastet flasin totalisht për vendasit, me Anglinë që thuajse nuk ka koeficient për fitoren e sotme. 1.11 kuotohet fitorja e Tre Luanëve, ndërsa 8.50 është “X”.

Fitorja e Shqipërisë është 26.00, duke shuar shanset në baste. Parashikimet janë të tilla, teksa shpresohet që fusha të tregojë të dhëna të tjera./newsport/