HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKolela drejt largimit, Partizani gati të rikthejë në pankinë një emër shumë...

Kolela drejt largimit, Partizani gati të rikthejë në pankinë një emër shumë të njohur

Orë vendimtare për trajnerin e Partizanit Xhovani Kolela. Humbja e djeshme në çerekfinale të Kupës me Vllazninë 3-1 ka rënduar situatën te shtëpia e kuqe. Në përfundim të takimit ai është takuar me zyrtarët e klubit por gjithçka është shtyrë për sot.

Me derbin e ditës së hënë i cili më në fund është vendosur të luhet në “Air Albania Stadium”, palët e kanë patur të vështirë të marrin një vendim ekstra.

Sidoqoftë, duket se largimi i italianit nga pankina e Partizanit mbetet temë e nxehtë e klubit 16 herë kampion i Shqipërisë.

Burime kofidenciale i thanë “Sportiim.al” se Skënder Gega, tekniku që e shpalli për herë të fundit kampion Partizanin në 2018-2019, është shumë pranë rikthimit te skuadra kryeqytetase.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments