Shqipëria u-21 ka shpallur ditën e sotme listën e kuqezinjve të vegjël për ndeshjet e rradhës. Ekipi i Bushit do ketë dy takime këtë muaj ku do presë Andorrën në datën 7 dhe Slloveninë po ashtu në datën 11.

Në grumbullimin e rradhës vihet re një numër i madh i lojtarëve të grumbulluar me origjinë nga Shkodra. Kështu do jenë 5 lojtarë me origjinë nga qyteti verior pjesë e u-21.

Mehdi Çoba që është i vetmi që aktivizohet në kampionatin tonë dhe që luan me Vllazninë, por edhe emra të tjerë.

Vlen të përmendet Elmando Gjini, mbrojtësi që luan me Genoan. Mesfushorët Mario Mitaj (AEK) dhe Erald Lakti (Lecco) e po ashtu sulmuesi Eldis Kraja që aktivizohet me Anagen.Derynias.

Një koloni shkodrane tek kuqezinjtë, që tregon edhe njëherë traditën e Shkodrës dhe se futbollistët shkodranë kanë qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e kuqezinjve.

Endri ÇINARI