Memoriali i 10-të ndërkombëtar i boksit “Vllaznia 2013” ka nisur mbarë për boksierët e kombëtares sonë. Ata kanë arritur të fitojnë 7 nga 8 ndeshjet e zhvilluara në ditën e parë. Për t’u përmendur janë fitoret e Elsid Kalemit, të Fatjon Arapit, Anxhelo Merkohasanajt, Rexhildo Zenelit, Bekim Vjerdhës,  Kristian Demës dhe Nelson Hysës ndërkohë që i vetmi sportist i kombëtares sonë që ka humbur ka qenë Arnold Kuqari. Dita e parë e këtij Memoriali është ndarë në dy pjesë me ato të nisura në orën 15.00 ndërkohë që ndeshjet më interesante kanë startuar në orën 18.00. Për t’u përmendur është fakti që në këtë Memorial po marrin pjesë boksierë të 11 shteteve dhe pikërisht Shqipëria, Italia, Rusia, Bullgaria, Skocia, Australia, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Kosova dhe Tunizia. Ja ndeshjet dhe fituesit e ndeshjeve të zhvilluara sot: Tek ndeshjet e sotme per t’u veçuar eshte fakti se fitorja e Kristian Demes ndaj kundershtarit te tij skocez ka shume vlera sepse ky i fundit ka qene nenkampion bote per 18 vjeçaret. Po ashtu per t’u vleresuar eshte edhe fitorja e Nelson Hyses ndaj nje kundershtari italian ne peshen super te rende. Kesisoj gjysmefinalet e dites se neserme, priten me shume interes edhe per te pritur te tjera fitore te boksiereve tane.

Pjesa e parë:

Pesha 52 kg
Hajri Mahdi (Tunizi)- Reece Mcfadden (Skoci)

56 kg
Scoot Bellaooston (Skoci)- Stefano Gasparini (Itali)
Stefan Ivanov (Bullgari)- Uzylan Tigran (Rusi)
Afet Hajredini (Maqedoni)- Elsid Kalemi (Shqipëria)

60 kg
Fatjon Arapi (Shqipëri)– Blaz Skerjanec (Slloveni)
Arnold Kuqari (Shqipëri)- Dmitry Polyanshiy (Rusi)
Maretin Aleksov (Maqedoni)- Mejri Ahmed (Tunizi)

64 kg
Anxhelo Merkohasanaj (Shqipëri)– Gazmend Hashi (Kosova)
Hassini Hamza (Tunizi)- Armen Zakaryan (Rusi)

69 kg
Daniel Lewis (Australi)– Evgeni Borisov (Bullgari)
Jozidi Bilel (Tunizi)– Nejc Nadeljko (Slloveni)

Pjesa e dytë:

56 kg
Rexhildo Zeneli (Shqipëri)– M’Hamdi Bilel (Tunizi)

75 kg
Maxim Gazizov (Rusi)– Fatlum Zhuta (Maqedoni)
Aston Brown (Skoci)– Mark Lucas (Australi)
Bekim Vjerdha (Shqipëri)– Adelin Zahariev (Bullgari)
Giuseppe Ranno (Itali)– Marko Bozoviç (Mali i Zi)

81 kg
Kristian Demaj (Shqipëri)– Scoot Forrest (Skoci)
Valentino Manfredonia (Itali)- Bosko Draskoviç (Mali i Zi)
Dylan Hardy (Australi)– Matic Samustur (Slloveni)
Radoslav Pantaleev (Bullgari)– Bahri Amos (Tunizi)

91 kg
Jemir Chedly (Tunizi)- Stephen Lavelle (Skoci)
Vitaly Kudukhov (Rusi)– Francesco Soggia (Itali)
Nikola Milaçiç (Mali i Zi)– Kristian Dimitrov (Bullgari)

+91 kg
Boris Borisov (Bullgaria)- Marko Radonjiç (Mali i Zi)

Nelson Hysa (Shqipëri)– Efgjeni Itako (Itali)

(shenim: ne kllapa dhe te nenvizuar jane boksieret fitues te ndeshjeve te sotme)

Gjergj KOLA

(www.shkodrasport.com)