Kombëtarja U19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede është nisur ditën e sotme për në Belgjikë, aty ku në gjashtë ditët e ardhshme do të zhvillojë tre ndeshje zyrtare, për të provuar kualifikimin në raundin elitë të eliminatorëve për europianin.
Kuqezinjtë nesër kanë ndeshjen e parë zyrtare, teksa do të sfidojnë në orën 19:30, Greqinë. Objektivi i trajnerit Dede dhe lojtarëve është avancimi, ndërsa në listën e 19-vjeçarëve për këto ndeshje ka elementë të rëndësishëm të cilët kanë ardhur nga U21 si sulmuesi Broja, më pas Ndrecka apo Bullari.
Ndërkohë, ndeshja e dytë e kuqezinjve do të luhet më datë 16 nëntor ndaj vendasve të Belgjikës dhe në fund turneu mbyllet me ndeshjen e 19 nëntorit përballë Islandës. /VipSport/